DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Vushtrri: Hajnat hyjnë me forcë nga dritarja, marrin 27 mijë euro

22 Mars 2025
A A
Vjedhja e rëndë në një banesë në Prishtinë, hajni që ‘avulloi’ arin zbulohet se është familjar
Share on FacebookShare on Twitter

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri te qytetarët. Kështu ndodhi mbrëmjen e të premtes në Vushtrri, ku hajnat kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë kryer vjedhje, duke arritur të marrin një shumë marramendëse parash.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar rreth orës 20:50, ku viktima e ka njoftuar Policinë se shtëpia e tij në rrugën “Skënderbeu” ishte bërë shënjestër e hajdutëve.

Sipas deklaratës së tij, gjithçka është zbuluar kur ai është ngjitur në dhomën e gjumit në katin e dytë, ku ka vërejtur një skenë kaotike – dhoma e demoluar dhe dritarja e hapur me forcë.

Pas një kontrolli të shpejtë, ai ka konstatuar se i janë vjedhur plot 27 mijë euro para të gatshme, të cilat i mbante të fshehura në një dollap rrobash.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Njësia e Hetimeve të Stacionit dhe hetuesit rajonalë kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin dhe për të identifikuar autorët.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për zhvillimet dhe rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 498)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 983)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com