DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë

16 Nëntor 2025
A A
Vjosa Osmani në intervistë me Politico: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale, nuk ka banda kriminale në vendin tonë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përgjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ka realizuar një intervistë me gazetarin Gordon Repinski të mediumit Politico, ku ka folur për integrimin e Kosovës në BE dhe çështjen e kriminalitetit në Kosovë.

Osmani në intervistë ndër të tjera ka deklaruar se janë çmontuar mbi 900 banda kriminale.

“Në këto pesë vite, kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë. Niveli i krimit është në pikën më të ulët historike”, ka deklaruar Osmani.

E para e vendit po ashtu ka thënë edhe se procesi i integrimit të Kosovës në BE ka stagnuar dhe se aplikimi i Kosovës në BE ka ngelur në sirtarët e Brukselit.

Pos tjerash, ajo ka folur edhe për Serbinë dhe Vuçiqin.

“Është gjithmonë e vështirë me Serbinë. Jemi këtu në Berlin dhe ndoshta ky është vendi më i përshtatshëm për të thënë se një vend që dëshiron të ecë përpara duhet të përballet me të kaluarën. Fatkeqësisht, në Serbi nuk kemi pasur një udhëheqje, sidomos jo me Vuçiqin, që është përballur me të kaluarën. Përkundrazi, ai glorifikon Millosheviqin. Po ashtu, përpiqet ta kthejë Ballkanin Perëndimor në vitet e 90’ta, dhe ka përdorur taktika destabilizuese, përfshirë akte agresioni ndaj Kosovës. Ka disa aleatë, por fillon me Putinin”, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.

KATEGORITË

  • Botë (1 153)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 153)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (149)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (979)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com