DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vjosa Osmani: Pavarësia e Kosovës është realitet falë sakrificave të UÇK-së

17 Shkurt 2026
A A
Vjosa Osmani: Pavarësia e Kosovës është realitet falë sakrificave të UÇK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nga sakrifica e qëndresa e fortifikuar, sot 18 vjet më parë lindi Republika e Kosovës.

“Mblidhemi këtu sepse historia na ka ftuar pikërisht në këtë vend. Këtu në këtë vend qëndron monumenti NEËBORN, shenja identifikuese e shtetit tonë, i cili dha fundin e shumëpritur se Kosova ishte bërë shtet. Në këtë përvjetor domethënës jemi në rrugën Luan Haradinaj, e cila mban emrin e një luftëtari të shquar, një heroi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një emër që na kujton se ky shtet u ndërtua nga guximi i atyre që zgjodhën të mos heshtin përballë padrejtësisë. Gjaku i tyre qëndron në themelet e shtetit tonë të pavarur e sovran. Pak metra nga këtu qëndron monumenti Heroinat. Një kujtesë e fuqishme, por edhe e dhimbshme, për afër 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidial i Serbisë gjatë luftës së vitit ’98-’99″

“Ai monument na kujton se plagët që lufta la pas, dhimbjet që nuk shihen gjithmonë por që jetojnë gjatë në ndërgjegjen tonë kolektive, nuk do të harrohen kurrë. Na kujton se liria ka çmimin më të lartë dhe se drejtësia për mijëra të vrarë, përfshirë edhe fëmijë, mbetet një obligim i përhershëm i yni. Prandaj sot, në këtë hapësirë ku lindja e shtetit, sakrifica e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe plagët e luftës qëndrojnë bashkë në një vend, kujtojmë përpjekjen e brezave që u vulos pikërisht në shkurt të vitit 2008. Para 18 vitesh Kosova u shpall shtet, por shumë përpara asaj dite, Kosova kishte fituar lirinë. Sot para jush qëndron një republikë 18-vjeçare, e lindur nga sakrifica, e ushqyer nga qëndresa dhe e fortifikuar nga shpirti i popullit të saj, nga secili prej jush. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për ta mbrojtur lirinë e vet”, tha Osmani.

Në fjalimin e saj, Osmani shtoi se askush nuk mund ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtare, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot,” tha Presidentja Osmani.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 480)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 510)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com