Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë një ftesë të drejtpërdrejtë për shkencëtarët amerikanë që ndihen të kërcënuar nga politikat në vendin e tyre, që të zhvendosin punën e tyre në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ofroi mbështetje konkrete, duke përfshirë financim më të madh, kontrata më afatgjata dhe më pak burokraci për hulumtuesit.Më shumë se kurrë, ne duhet të mbrojmë shkencën. Një shkencë që është universale—e ndarë nga i gjithë njerëzimi—dhe që na bashkon”, deklaroi Von der Leyen në një fjalim të mbajtur në Universitetin La Sorbonne në Paris, të hënën.Ajo shtoi: “Ne të gjithë pajtohemi që shkenca nuk njeh pasaportë, gjini, etni dhe parti politike. Ne besojmë se diversiteti është një pasuri e njerëzimit dhe burimi jetësor i shkencës. Është një nga pasuritë më të vlefshme globale dhe duhet të mbrohet”.
Ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt ish-presidentin amerikan Donald Trump, ftesa e saj vjen në një kohë kur frika për ndërhyrje politike në kërkim shkencor është shtuar në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësi i saj më vonëtheksoi se fjalimi nuk ishte një koment mbi mënyrën se si menaxhohet shkenca në vendet e tjera.