DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vonohet ndarja e mjeteve nga BE-ja, Kosova duhet të ratifikojë dy marrëveshje në Kuvend

10 Mars 2025
A A
BE-ja do negociata për strukturat paralele
Share on FacebookShare on Twitter

Me gjithë paralajmërimin se mjetet financiare nga Plani i Rritjes do të ndaheshin deri në fund të vitit të shkuar, Kosova e shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ende nuk kanë përfituar asgjë. Në Komisionin Evropian thonë se janë duke punuar në finalizimin e disa hapave proceduralë, derisa Kosova duhet të presë konstituimin e Kuvendit dhe të ratifikojë dy marrëveshje

Premtimi i Komisionit Evropian që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ua ndajë mjetet nga Plani i Rritjes para përfundimit të vitit të shkuar, nuk është realizuar.

Ndarja e tyre nuk pritet të ndodhë së paku deri në fund të pjesës së parë të këtij viti.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, aktualisht është duke u punuar në përmbylljen e disa hapave proceduralë.

“Për sa i përket procesit – deri më sot, ne kemi pesë agjenda ambicioze reformash në fuqi – duke përfshirë Kosovën, dhe në këmbim, këto reforma mbështeten me investime. Për të nisur reformat, vendet mund të kërkojnë deri në 7% në parafinancim të shumës totale të parashikuar në këtë mekanizëm [nga shuma fillestare treguese e financimit të disponueshme për secilin përfitues]. Të gjithë pesë përfituesit me agjendat e miratuara e kërkuan atë. Këtu përfshihet edhe Kosova”.

“Komisioni tani është duke finalizuar hapat proceduralë, të cilët duhet të lejojnë që lirimi i parafinancimit të bëhet sa më shpejt në vitin 2025. Pagesat e para të rregullta priten ndërmjet tremujorit të dytë dhe tremujorit të tretë 2025 me plotësimin e kushteve përkatëse”, ka thënë ky zëdhënës për Kohën.

Nga Plani i Rritjes, Kosova pritet të përfitojë mbi 882 milionë euro. Por, për këtë duhet pritur konstituimin e Kuvendit me legjislaturën e re.

Sipas Klisman Kadiut, këshilltar i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, mosprocesimi i fondeve nuk do të ketë ndonjë efekt negativ në realizimin e reformave të parapara.

“Kosova ka miratuar në Qeveri vitin e kaluar Agjendën e Reformave gjersa përmes këtij instrumenti vendi ynë do të mund të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, në formën e huave dhe granteve, për periudhën 2024-2027. Si hap vijues është ratifikimi në Kuvend i Marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshja për Hua. Me konstituimin e legjislaturës së re, hapet rruga për votimin e miratimin e të njëjtave. Pas këtij miratimi, hapet rruga për lëshimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. Nuk bëhet fjalë për pasoja apo efekte negative. Vlen të theksohet se fondet ende nuk janë lëshuar nga BE-ja për asnjë shtet në rajon”, ka thënë Kadiu.

Përveç Kosovës, nga Plani i Rritjes, i miratuar nga BE-ja në maj të vitit të shkuar, do të përfitojnë edhe vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.

Totali i mjeteve për Ballkanin Perëndimor kap shifrën prej 6 miliardë eurosh.

Nga kjo shumë, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve pa kthim, ndërsa 4 miliardë kredi me kushte të favorshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 487)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 592)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (139)
  • Shpallje (1)
  • Sport (255)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com