Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Muharremaj votoi në shkollën “Migjeni” në Suharekë.
Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin sa më shumë në votime dhe të vendosin me votën e tyre për drejtimin e ardhshëm të komunës.