DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Votoni për punën që nuk u ndal asnjëherë”: Përparim Rama fton për mbështetje që Prishtina të shkojë përtej

11 Tetor 2025
A A
Unaza, shkolla, qendra për punë sociale, fushat: Përparim Rama prezanton projektet e mëdha në Prishtinën e Re
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video-mesazh në rrjetin social Facebook, një ditë para zgjedhjeve.

Ai ka thënë se rruga që e ka nisur, nuk ndalet, duke theksuar projektet e mëdha të realizuara.

“Më të dashurit e mi, qytetarë të Prishtinës, katër vite më parë nisëm bashkë një rrugëtim të ri për kryeqytetin tonë, me përkushtim e dashni për Prishtinën, që ta bëjmë kryeqyteitn më funksional, më të gjelbër e më modern, ashtu siç i takon. Kemi nisur një rrugë që nuk ndalet, rrugën e projekteve, të mëdha, të punës e zhvillimit, e të kthimit të dinjitetit qytetar për fëmijët e familjet. Një Prishtinë që i shërben qytetarit të saj, por puna jonë nuk ka përfundu. Prishtina ka nevojë ta vazhdojë vizionin e saj përtej çdo vështirësie, me projektet e mëdha, të rrugëve e infrasturkturës, me shkollat me mësim-tërëditor e kopshte të reja, me ambulanta shëndetësore në shëbrim të fëmijëve, nënave, vajzave, të moshuarve e secilit qytetar”, tha Rama.

Ai tha se qytetarët duhet të votojnë për punën e cila nuk u ndal asnjëherë në Prishtinë.

“Për ta çuar këtë vizion deri në fund na duhet një fitore tjetër. T’i përfundojmë projektet që i kemi nis me dashni e përgjegjësi. Ta çojmë Prishtinën përtej. Falemidnerit nga zemra për çdo qytetar që na ka mbështetur e besu nga dita e parë, për vullnetarët, për ekipin tim. Faleminderit nga zemra. E diela është dita e demokracisë, e nesër është dita e fitores së Prishtinës, qytetar votoni për punën që s’u ndal asnjë ditë, për përkushtimin që shihet në secilën lagje e secilin projekt”, tha ai më tutje.

KATEGORITË

  • Botë (1 119)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 054)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (812)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com