Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahej seanca për fjalën përfundimtare për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi nga dy vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu.
Ndërkaq, seanca u shtye me kërkesë të Jeton Vllasaliut, pasiqë nuk është paraqitur avokati i tij mbrojtës dhe i njëjti ka dërguar një zëvendëse që cilin nuk e ka pranuar i pandehuri.
Këtë kërkesë e ka pranuar trupi gjykues në krye me Mehdie Bytyqi, pasi që janë pajtuar edhe pala e dëmtuar bashkë me avokatin e tyre Besnik Berisha, si dhe prokurori, Armend Hamiti, pasi siç tha se mund të shkelet ndonjë procedurë gjyqësore nga të pandehurit.