DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e Liridona Ademajt, pritet ngritja e aktakuzës për tre të dyshuarit

13 Janar 2025
A A
Vrasja e Liridona Ademajt, pritet ngritja e aktakuzës për tre të dyshuarit
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të ngritë aktakuzë kundër tre të dyshuarve për këtë rast të rëndë.

Hetimet për një prej rasteve më të rënda penale të pasluftës në vendin tonë, Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka finalizuar.

Më shumë se 1 vit nga vrasja e Liridona Ademajt, ky institucion pritet që të ngris aktakuzë për të dyshuarit si të përfshirë në të.

Përmes një njoftimi, ata kanë bërë të ditur se Kryeprokurori Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë një konferencë për media, pa përmendur aktakuzën, por kjo i është konfirmuar televizionit nga burime të afërta me procesin.

Konkretisht, ato kanë thënë se aktakuza, tashmë është duke marrë formën përfundimtare para se të dorëzohet në gjykatë në mesjavë.

Televizioni, ka kontaktuar edhe me familjen e Liridona Ademajt, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin më gjerësisht.

Ata kanë pohuar të kenë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë dhe kanë qenë në njohuri për procesin.

“Besojmë që drejtësia do të triumfojë dhe ata të cilët e kryen këtë akt të dënohen maksimalisht. Vetëm denimi maksimal zbut sado pak zemrat tona”, kanë deklaruar nga Familja Ademaj.

Liridona Ademaj, është vrarë më 29 nëntor të vitit 2023,ndërsa të dyshuarit për planifikimin dhe ekzekutimin e krimit të rëndë janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si edhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Rasti i vrasjes së 39-vjeçares, fillimisht ishte hetuar si “grabitje me pasoja vrasje”, por hetimet intensive kishin rezultuar me arrestimin e tre personave, ku Murseli, konsiderohet si koka prapa krimit tronditës.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 909)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com