DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e policit Lika në Kaçanik, autorët ende të pa identifikuar

5 Prill 2025
A A
Vrasja e policit Lika në Kaçanik, autorët ende të pa identifikuar
Share on FacebookShare on Twitter

“Mund t’iu them me siguri të plotë se deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale.”

Edhe këtë të shtunë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, tha të njëjtën gjë.

Të dyshuarit për vrasjen e Likës, ende nuk janë identifikuar.

”Krejt çka është, është dhënë në konferencë, akoma s’ka diçka tjetër”, ka thënë Burim Çerkini, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Por, pse Policia e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë e arrestojë të dyshuarit, njohësit e çështjeve të sigurisë, përmendin një sërë faktorësh.

Por ajo që nuk mungon, është përgatitja dhe paisjet e nevojshme.

”Policia ka edhe trajnime të mjaftueshme, nuk janë të domosdoshme por janë të mjaftueshme, dhe paisjet i ka, por sidomos tek vrasjet e rënda, si kjo e kolegut tonë rreshter, kërkohet një punë më e madhe, hulumtim më i madh dhe marrja e gjurmëve, informatave”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Në këtë rast, Morina thotë që të dyshuarit kanë mundur të kalojnë edhe kufirin me Kosovën, për shkak të afërsisë me Maqedoninë, gjë që vështirëson kapjen.

”Persona të tillë, afër kufirit, mund të shfrytëzojnë kufirin në mënyrë ilegale për të kaluar dhe, përmes personave të tjerë, mund të kalojnë në Serbi ose Bosnje, ku Kosova nuk ka marrëdhënie bilaterale për ekstradimin e personave të tillë”, ka thënë Refki Morina, ish-nënkolonel.

Ndërkaq, i sigurt në zbardhjen e rasteve të tilla është eksperti i sigurisë Avni Ismali, por që thotë se të njëjtat mund të marrin kohë.

”Janë disa vrasje që konsiderohen si vrasje të mirë të planifikuara dhe shkon procedura pak më e gjatë. Pas një periudhe, unë nuk kam dëgjuar që të mos jetë zbuluar ndonjë vrasje”, ka thënë Avni Islami, ekspert i sigurisë.

Vrasja e rreshterit Lika në Kaçanik, që ndodhi rreth orës 23 të së martës, shënoi vrasjen e 5-të brenda një periudhe prej 10 ditësh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 038)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com