DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasja e rreshterit Lika, BIK: Akt tronditës e i dënueshëm, është detyrë e gjithë neve që t’i demaskojmë këta njerëz

25 Prill 2025
A A
Vrasja e rreshterit Lika, BIK: Akt tronditës e i dënueshëm, është detyrë e gjithë neve që t’i demaskojmë këta njerëz
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka dënuar ashpër vrasjen e eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, duke i kushtuar një pjesë të ligjëratës së “xhumasë” këtij akti tragjik. Sipas raportimeve, ky veprim ka ardhur me rekomandim të myftiut Naim Tërnava, kryetar i kryesisë së BIK-së.

BIK thekson se ky akt është “tronditës dhe thellësisht i dënueshëm,” duke apeluar për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe për dënimin e kryesve të këtij krimi. BIK gjithashtu ka kërkuar që të sigurohen drejtësi dhe siguri për qytetarët, si dhe të merren masa për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Vrasja e eprorit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, që ishte gjithashtu ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka goditur rëndë jo vetëm rendin dhe sigurinë publike, por edhe shtyllën morale të shoqërisë dhe të shtetit tonë,” thuhet në deklaratën e BIK.

Po ashtu, Gazeta raportoi sot ekskluzivisht për një operacion të madh të Njësisë Kundër Terrorizmit i cili është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Burime të sigurta të Sinjalit kanë konfirmuar emrat e personave të ndaluar si: Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 731)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com