Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku si pasojë e një incidenti me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë kurse një tjetër është plagosur.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë thënë se kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”.
“Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalur në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
