DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vrasje e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë

24 Mars 2025
A A
Prokuroria e Mitrovicës konfirmon: Dy persona të vdekur në Stanoc
Share on FacebookShare on Twitter

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur të hënën në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku sipas dyshimeve të para, një burrë ka vrarë një grua e pastaj edhe veten.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar e janë gjetur disa gëzhoja.

“Ka ndodhur një vrasje në qytetin e Vushtrrisë. Dyshimet e para janë për një burrë dhe një grua. Dyshohet se burri fillimisht e ka vrarë gruan dhe pastaj edhe veten. Në vend të ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar dhe aty janë gjetur disa gëzhoja”, ka thënë ai.

Prokuroria ka njoftuar se janë duke intervistuar dëshmitarë.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar se sipas hetimeve të para, një burrë 58-vjeçar, me inicialet A.M., ka qëlluar për vdekje një grua 42-vjeçare, N.H., dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:56. 

“Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën, 42-vjeçaren me iniciale N.H., e më pas ka qëlluar  veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në IML për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po i vazhdojnë hetimet për veprat penale ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘vetëvrasje’”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.  

Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për veprat penale të “Vrasjes së Rëndë” dhe “Vetëvrasjes”.

KATEGORITË

  • Botë (997)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 697)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com