DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq njofton se do të takohet me Trump në residencën e tij në Mar-a-Lago: Meloni e Orban më thanë më mirë ta takojë atje se në Uashington

1 Maj 2025
A A
Vuçiq njofton se do të takohet me Trump në residencën e tij në Mar-a-Lago: Meloni e Orban më thanë më mirë ta takojë atje se në Uashington
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është duke qëndruar në SHBA, ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në residencën e tij në Mar-a-Lago.

Vuçiq tha se gjatë takimit me kryeministrin italian, Giorgio Meloni, dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, është këshilluar që takimi me Trump të zhvillohet më mirë në Mar-a-Lago sesa në Uashington.

Derisa iu përgjigj gazetarëve, Vuçiq tha se nëse vizita do të ishte zyrtare atëherë ajo do të mbahej në Zyrën Ovale e jo në Mar-a-Lago.

“Por çdo takim është i rëndësishëm për mua. Po përgatitesha për bisedën me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Fola me kryeministrin italian, Giorgio Meloni, dhe kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, të cilët kanë më shumë përvojë në biseda me Trump. Ata menjëherë më thanë se është gjithmonë më mirë të flasësh në Mar a Lago sesa në Uashington”, shpjegoi Vuçiq, raporton Kossev.

Ai shtoi se Donald Trump, kudo që i flet, në Uashington apo në Mar-a-Lago, ai është presidenti i SHBA-së.

“Mendoni vetëm sa të tjerë do të donin të ishin në vendin tim. Nuk kam qenë kurrë i interesuar për formën”, shtoi Vuçiq.

KATEGORITË

  • Botë (1 083)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 736)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com