DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiqi pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë

9 Prill 2025
A A
Vuçiqi pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.

Vuçiq u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi.

“Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha udhëheqësi serb.

Vuçiq deklaroi se çështja më e vështirë është situata në Republikën Sërpska, entitet në Bosnje e Hercegovinë.

“Kam luftuar që të gjendet një zgjidhje kompromisi. Nuk mund ta pranoj që e vetmja zgjidhje është arrestimi [i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad] i Dodikut. Kjo nuk është zgjidhje, është krijim i problemeve”, tha ai, duke shtuar se i ka paraqitur idetë e tij për zgjidhjen e kësaj krize, por pa specifikuar se për çfarë idesh bëhet fjalë.

Duke folur për bllokadat dhe protestat në Serbi, Vuçiq deklaroi se i tregoi Macronit se shteti i tij “është përballur me terror” në katër muajt e fundit.

Përmes bllokimit të fakulteteve dhe mbajtjes së protestave tash e disa muaj, studentët në Serbi po kërkojnë që autoritetet serbe të mbahen përgjegjëse për vdekjen e 16 persona pas rrëzimit të strehës së betonit në stacionin e trenave në Novi Sad.

Protestat e studentëve janë bërë simbol i një pakënaqësie më të gjerë lidhur me sundimin e ligjit në Serbi, teksa janë ngritur pikëpyetje nëse aksidenti në Novi Sad u shkaktua si rezultat i neglizhencës së sistemit dhe korrupsionit.

KATEGORITË

  • Botë (1 085)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 886)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com