DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

VV e para, Lista Serbe e dyta: Kurti publikon një hartë, thotë se i duhet në vjeshtë

29 Mars 2025
A A
VV e para, Lista Serbe e dyta: Kurti i cili ka veç 4 komuna publikon një hartë, thotë se i duhet në vjeshtë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një hartë, në të cilën paraqitet përqindja e partive politike e marrë në zgjedhjet parlamentare në secilën komunë. Vetëvendosja e Kurtit, që aktualisht udhëheqë në vetëm katër komuna, sipas kësaj harte në 21 komuna ka dalë e para në zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Kurti në shkrimin e tij në Facebook, ka thënë se kjo hartë duhet të shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen në vjeshtë. “Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, kështu duken renditjet dhe përqindjet e subjekteve nëpër komuna. Hartë që duhet të na shërbejë edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale në vjeshtë”– ka shkruar ai.

Ndërkohë, sipas hartës, VV ka dalë e para, Lista Serbe e dyta, pasuar nga PDK e AAK.

Theksojmë se para katër viteve, Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit atë kohë.

Megjithatë, disa muaj më vonë, në zgjedhjet lokale, kjo parti kishte dështuar keq, anise parashikonte rezultat shumë më të mirë.

VV-ja e Kurtit, kishte arritur të fitojë në vetëm katër komuna.

Ndryshe, gjatë kësaj jave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Rezultati si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje – 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind

Partia Demokratike e Kosovës – 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës – 171 mijë e 357 vota apo 18.27 për qind.

AAK-NISMA – 66 mijë e 256 vota apo 7.06 për qind

Lista Serbe – 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Certifikimi, u bë saktësisht 46 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Kundër votuan dy anëtarët e VV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.

Ndonëse PZAP-ja dhe Gjykata Supreme ia kanë rrëzuar ankesën për anulimin e rezultatit të votave me postë të diasporës, partia në pushtet ka vazhduar ankesat për të kontestuar këtë rezultat.Madje, ankesën e fundit e ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është prej gjykatave më të atakuara nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 504)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 153)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com