DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim

26 Qershor 2025
A A
VV: Gjykata ia dha dritën e gjelbër votimit të fshehtë, opozita të heqë dorë nga mospjesëmarrja në votim
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese thekson se obligimi për të përfunduar konstituimin e kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë.

Sipas VV-së, zgjedhja e kryetarit dhe ajo e nënkryetarëve janë në nivel të barabartë, dhe sipas tyre, votimi i fshehtë, në të cilin po insiston VV-ja, nuk paraqet shkelje të Kushtetutës.

“Opozita kishte për qëllim fajësimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për moskonstitumin e Kuvendit. Mirëpo, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese disa herë thekson se obligimi është i të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë, jo vetëm të partisë së pare”.

“Deputetët e opozitës kanë argumentuar vazhdimisht se Lëvizja Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis sa i përket kandidatit të propozuar për kryetarin e Kuvendit, por njëkohësisht kanë insistuar që kandidatët që do të propozohen e nga ana e tyre për nënkryetarë të Kuvendit, janë të panegociueshëm”.

“Gjykata përfundimisht ka hedhur poshtë këtë qëndrim kontradiktor, duke vënë një shenjë barazimi midis dy çështjeve, dmth. asaj të zgjedhjes së kryetarit dhe asaj të zgjedhjes së nënkryetarëve. Aktgjykimi thekson disa herë që të dy veprime janë të domosdoshme për konstituimin e Kuvendit dhe se për të dy duhet arritur konsensusi i duhur”, thuhet në reagimin e VV-se.

Tutje, në reagim thuhet se secila parti duhet ta ushtrojë të drejtën e vet kushtetuese për të propozuar kandidatët për pozitat respective që iu takojnë, kryetarin dhe nënkryetarët, pastaj, sipas tyre, të votohen të gjithë.

“Në të kundërtën, të gjitha propozimet e partive për pozitat respektive duhet të jenë të negociueshme, jo vetëm propozimi i partisë së parë për kryetar. Prandaj, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi insistuar në qëndrimin parimor se subjektet politike të caktojnë vet kandidatët e tyre për pozitat përkatëse”.

“Opozita ka shpresuar që Gjykata Kushtetuese do ta shpallte kundërkushtetues propozimin për të kaluar në votim të fshehtë”.

“Tani që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritë të gjelbër këtij propozimi, për sa i përket kushtetutshmërisë së tij, edhe partitë opozitare duhet të tërhiqen nga refuzimi për të marrë pjesë në votim të fshehtë, nëse këtë refuzim e kishin për arsye kushtetuese dhe jo nga frika që mund të humbasin”, tha VV-ja.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 992)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com