Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në vendvotimet në Kaçanik dhe Han të Elezit.
Në të dy komunat ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.
Partia e cila po kryeson edhe në nivel vendi, në Kaçanik ka marrë 52.29% të votave, pasuar nga PDK me 34.28% dhe LDK me 08.20%.

Derisa në Han të Elezit partia e Albin Kurtit ka marrë 50.14% të votave, PDK ka marrë 31.34% dhe LDK 10.14% të votave.

Kujtojmë që rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
