DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Wadephul: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën kyç për hyrjen e Serbisë në BE, Marrëveshja e Ohrit obligative

18 Nëntor 2025
A A
Wadephul: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën kyç për hyrjen e Serbisë në BE, Marrëveshja e Ohrit obligative
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul gjatë takimit me homologun e tij serb Marko Gjuriq e ka bërë të qartë se në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përparimi në dialogun me Kosovën është vendimtar.

Ai ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është detyruese dhe se ajo duhet zbatohet

Wadephul bëri të ditur se me ministrin Gjuriq ka biseduar për mbrojtjen e përbashkët të vlerave evropiane.

“Sqarova se Serbia, si shteti ekonomikisht më i fortë në rajon dhe me numrin më të madh të banorëve, ka rëndësinë më të madhe në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të vendosë t’i përkushtohet kursit të saj evropian dhe harmonizimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë, sepse përndryshe dërgon sinjale të përziera që janë të papajtueshme me vlerat bazë të BE-së”, ka thënë tha Wadephul.

Ai ka shtuar se kanë diskutuar edhe për sigurinë në Evropë, duke theksuar se Ukrainën e pret edhe një dimër i vështirë.

“Rusia i ka shtuar sulmet ndaj Ukrainës. Garancia më e fortë kundër agresionit të Putinit është aftësia mbrojtëse e Ukrainës. Duhet të vazhdojmë presionin ndaj Rusisë në mënyrë që të përfundojë kjo luftë agresioni. Lufta që po zhvillon Putini ka një kosto të lartë. Është e rëndësishme që në BE të mbetemi të qëndrueshëm dhe të zbatojmë edhe paketën e 19-të të sanksioneve. Ndihma për Ukrainën nuk është vetëm financiare, por edhe politike,” ka thënë Wadephul.

Megjithatë, ai ka thënë se lufta në Ukrainë u ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një shtysë të re në rrugën evropiane.

Ai ka nënvizuar se për anëtarësim nevojitet përparim në reformat për sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, si dhe se pret nga qeveria serbe përshpejtimin e punës për reformat.

“Nevojitet edhe një deklarim i qartë për politikat evropiane. Sundimi i ligjit dhe liria e tubimit janë diçka për të cilat nuk negociohet dhe pa to nuk ka zhvillim të një shoqërie demokratike”, e ka bërë të qartë Wadephul, duke theksuar se në Serbi ka pasur dhunë ndaj protestuesve dhe se detyrë e autoriteteve është të sigurojnë të drejtën për protestë paqësore.

Wadephul gjithashtu ka theksuar se në rrugën drejt BE-së, Procesi i Berlinit është një katalizator i rëndësishëm dhe premtoi se Gjermania do të vazhdojë të luajë një rol kryesor në këtë.

“Është thelbësore të arrijmë përparim konkret. Marrëveshja për mobilitetin duhet të zbatohet plotësisht në rajon. Bëhet fjalë për lehtësime konkrete për qytetarët. Ato janë të rëndësishme sepse do të ketë afrime të vërteta vetëm nëse rritet besimi. Qëllimi ynë është i qartë: më shumë vende të Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e BE-së,” theksoi ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 154)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (5)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (14 233)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (150)
  • TV (57)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (980)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com