DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Walker viziton “Reporting House”: Kam qenë i interesuar për historinë e Kosovës gjatë 30 viteve të fundit

23 Janar 2025
A A
Walker viziton “Reporting House”: Kam qenë i interesuar për historinë e Kosovës gjatë 30 viteve të fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker vizitoi ekspozitën “Reporting House” (Shtëpia e gazetarëve) në Prishtinë, në të cilën gjenden të ekspozuara video-materiale, intervista e dëshmi të shumta nga lufta e fundit në Kosovë.

Walker u informua nga afër me përmbajtjen e videomaterialeve me dëshmi të ndryshme, protestat në shenjë rezistence të viteve 90-ta, fotografi e artefakte që janë të ekspozuara tek ish-Shtëpia e Mallrave në qendër të Prishtinës.

“Jam shumë i impresionuar, para së gjithash, që ekziston ky muze. Dhe nuk është vërtetë një muze, është një udhëtim përmes historisë së fundit të Kosovës. Kam mësuar kaq shumë vetëm në këto 45 minuta për disa gjëra që duhej t’i dija më herët. Kam qenë shumë i interesuar për historinë e Kosovës gjatë 30 viteve të fundit dhe mendoja se dija shumë, por pothuajse gjithçka që më është treguar në këto 45 minuta është e re për mua. E re për mua”.

“Lidhjet mes asaj që ka ndodhur këtu dhe asaj që ka ndodhur në Bosnjë janë gjëra që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë. Prandaj fakti që ky muze është krijuar dhe organizuar në këtë mënyrë, për mua, është shumë mbresëlënës. Shumë mbresëlënës. Dhe, siç i thashë drejtorit, kam një vajzë që është e angazhuar në krijimin e një muzeu për të treguar informacione që njerëzit mund të mos i kenë dëgjuar më parë. Ky është një mënyrë jashtëzakonisht pozitive për t’u treguar kosovarëve të të gjitha moshave dhe etnive se çfarë ka ndodhur këtu gjatë dekadave të fundit”, ka thënë Walker për EO.

KATEGORITË

  • Botë (1 002)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 841)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (123)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com