Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, ka pranuar humbjen në garën për kryetar të kësaj komune.
Gashi ka dhënë dorëheqje nga çdo pozitë, duke pranuar kështu përgjegjësi për humbjen.
“Falënderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë vjedhë. Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”’, ka thënë ai.
