DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë

21 Qershor 2025
A A
Xhafer Tahiri rikandidon për kryetar të Vushtrrisë
Share on FacebookShare on Twitter

Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se do të rikandidojë për kryetar të Vushtrrisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se Vushtrrisë do t’i jap kapitull të ndritur, një kthesë të drejtë të ndershme e njerëzore.

Ndër të tjera, ai thotë se Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, por për punë.

Postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Pas një reflektimi të gjatë, pas shumë bisedash me ju, me familjen time, me bashkëpunëtorë e me njerëz që Vushtrrinë e duan sinqerisht – në këtë Premte të bardhë, kam marrë një vendim të rëndësishëm dhe të ndjerë: po, po i rikthehem garës për kryetar të komunës sonë.

E bëj këtë me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, dashurie dhe përkushtimi ndaj qytetit tonë. Nuk është ambicia ajo që më shtyn. Është ndjenja që ende ka shumë punë për të përfunduar, shumë projekte për t’u realizuar dhe shumë shpresë për t’u kthyer në realitet.

E kam ndjerë mungesën tuaj çdo ditë. Më ka munguar zëri i qytetarit të zakonshëm që kërkon zgjidhje, më ka munguar energjia e shkollave tona, fryma e bashkëpunimit me fermerët tanë, dhe mbi të gjitha – më ka munguar mundësia për të shërbyer, jo për të sunduar.

Kur isha në detyrë, nuk premtoja mrekulli, por punoja ditë e natë për të realizuar premtimet që ju më besuat. Sot, ju ftoj t’i japim Vushtrrisë një tjetër kapitull të ndritur – një kthesë të drejtë, të ndershme dhe njerëzore.

Vushtrria nuk ka nevojë për spektakël, ka nevojë për punë. Ka nevojë për dikë që e njeh çdo rrugicë, çdo lagje, çdo problem – dhe që nuk ka frikë të përballet me të. Unë jam gati. E ndjej se më shumë se kurrë, jam gati të vazhdoj atë që nisëm së bashku.

Me përulësi, me zemër të hapur dhe me vizion të qartë, kërkoj besimin tuaj sërish. Për Vushtrrinë që e duam, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një qytet që frymon zhvillim e dinjitet.

KATEGORITË

  • Botë (1 079)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (2)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 732)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com