DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ymeri-Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri

3 Prill 2026
A A
Ymeri-Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me akuza të rënda nga deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në drejtim të ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Pasi ministrja deklaroi se heqja e TVSH-së do të ndihmonte tregtarët dhe jo qytetarët, deputetja Ymeri ia ka kthyer me një citat të vetë kreut të naftëtarëve, duke hedhur dyshime për lidhje të ngushta mes qeverisë dhe bizneseve të karburanteve.

Ymeri citoi një deklaratë të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, i cili sipas saj ka pranuar se kërkesat e tyre janë plotësuar pothuajse të gjitha nga kjo qeveri.

“Sa për atë se kush po i ndihmon bizneset, e kemi një deklaratë të kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve që thotë: ‘Ligjet i kanë bërë ashtu siç kemi pasur qejf vetë, domethënë 99% të kërkesave janë plotësuar’. Ministre, se ju që i keni ndihmuar naftëtarët, unë nuk di që i ka ndihmuar dikush tjetër,” u shpreh Ymeri.

Më tej, deputetja e LDK-së shkoi edhe më tej me akuza për nepotizëm dhe ndikim, duke përmendur punësimin e familjarëve të naftëtarëve brenda strukturave të qeverisë.

“Një familjar i tij ka qenë i punësuar në kabinetin Kurti. Domethënë, ky sistem është i kapur ‘knap’,” deklaroi ajo para deputetëve.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 028)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com