Analisti politik Visar Ymeri ka theksuar se Shqipëria është në rrugë të mirë për t’u pozicionuar si shteti më i rëndësishëm në Ballkan, duke marrë një rol strategjik që dikur i takonte Beogradit. Sipas tij, kjo po e shndërron Shqipërinë në një pikë kyçe për arkitekturën e sigurisë në rajon.Duke folur në emisionin“VV Show”me Vehbi Kajtazin, Ymeri vlerësoi rritjen e ndikimit të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, veçanërisht përmes investimeve në infrastrukturën ushtarake si baza ajrore e Kuçovës.
Ai tha se ky zhvillim nuk ka rëndësi vetëm për Shqipërinë, por sjellë dobi edhe për Kosovën.Shqipëria është në proces të shndërrimit të vendit më të rëndësishëm të rajonit. E dime të gjithë, vazhdimisht qendra, rajoni është konsideru të jetë Beogradi. Dhe tash këtë primat po e merr Shqipëria në shumë aspekte. Shqipëria sot shihet si vendi kryesor i NATO-s në rajon.
Infrastruktura që po ndërtohet, ushtarake a NATO-s, baza në Kuçovë e tjerat përreth në Shqipëri janë një element i jashtëzakonshëm i sigurisë për neve, për Shqipërinë por edhe për vende tjera, besoj edhe Kosova dhe vendet tjera. Përveç aspektit e BE-së, Shqipëria do të bëhet garanti i sigurisë në rajon për NATO-n. Neve na intereson shumë si Kosovë, meqë jemi të rrezikuar nga Serbia. Ata që dështojnë me pa këtë gjë që kanë zili dhe inat ndaj Edi Ramës, e bëjnë një gabim të madh. Zhvillimi i Shqipërisë është i dobishëm për neve”,tha Ymeri ndër të tjera.