Ish-deputeti Zafir Berisha ka bërë thirrje që Ramush Haradinaj të jetë president i Kosovës.
Në një postim, Berisha u është drejtuar qytetarëve që, sipas tij, “besojnë se LIRIA KA EMËR”, duke thënë se në një moment delikat për vendin, përgjigjja më e fortë ndaj Serbisë, Rusisë dhe “spiunëve të tyre në Kosovë” është zgjedhja e Haradinajt për president.
Postimi i plotë:
Ju që keni gjak shqiptari dhe që vërtet besoni se LIRIA KA EMËR, në këto momente tepër delikate për vendin, përgjigjja më e fortë që mund t’ua japim Serbisë, Rusisë dhe spiunëve të tyre në Kosovë, është:
RAMUSH HARADINAJ – PRESIDENT I KOSOVËS!
Si çdo njeri që punon, edhe Ramushi mund të ketë bërë gabime gjatë rrugëtimit të tij politik.
Por, nëse vërtet besoni se LIRIA KA EMËR, atëherë le ta praktikojmë këtë postulat.
Zafa
