Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj folur për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, duke thënë se duket se është në presion të madh.
Në lidhje me këtë, Zemaj tha se ndonjëherë po u vjen keq për Deharin, përcjell Klankosova.tv.
“Kryesuesi i seancës duket që është në presion të madh dhe neve ndonjëherë po na vjen keq. Më i nervozuar ai ose më i stresuar duket ai, sesa ne, ose mua që me ndërpritet fjala dhe më pamundësohet fjala”, Klankosova.tv.
“Është mirë edhe vet Gjykata Kushtetuese e ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje si partia parë duhet të krijojë mundësinë e konsenzusit, bashkëpunimit, mirëbesimit. Çka ka më tepër sesa debate që e krijon një mirëbesim”, u shpreh tutje Zemaj.