DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zëvendësi i Trump “zbut” BE-në, JD Vance takon Von der Leyen dhe Kallas: Trump kujdeset për Europën

11 Shkurt 2025
A A
Zëvendësi i Trump “zbut” BE-në, JD Vance takon Von der Leyen dhe Kallas: Trump kujdeset për Europën
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, u takua me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa marrëdhëniet mes dy prej fuqive tregtare janë te tensionuara.

Vance takoi Von der Leyen dhe nënpresidenten e Komisionit Kaja Kallas në rezidencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Paris.

Zëvendëspresidenti tha se administrata e Donald Trump e ka bërë të qartë se kujdeset shumë për Europën dhe sheh shumë marrëdhënie ekonomike që janë për t’u ndërtuar.

Ai shtoi se SHBA është e angazhuar në një partneritet sigurie që është i mirë për të dyja palët.

Ndërkohë, Von der Leyen tha se i pëlqeu optimizmi me të cilin Vance foli për inteligjencën artificiale në samitin që po mbahet në Paris.

Shefja e Komisionit Europian theksoi se marrëdhëniet transatlantike janë të thella dhe të forta dhe duhen parë me optimizëm.

Më vonë në një postim në platformën X, Von der Leyen, falënderoi Vance për bisedën mbi sfidat e përbashkëta që kanë dy vendet dhe tha se pret që të vazhdojë bashkëpunimin me presidentin amerikan.

Takimi vjen pasi Donald Trump njoftoi tarifa të reja prej 25% për çelikun dhe aluminin e huaj, që u dënuan nga blloku.

As Vance dhe as Von der Leyen, nuk i adresuan drejtëpërdrejt tarifat në komentet e tyre të shkurtra për gazetarët.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 547)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com