DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale

31 Maj 2025
A A
Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së shpejti pritet të shpallë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Rregullat e Zgjedhjeve Lokale për mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe asamblistëve të kuvendeve komunale, kanë mbetur të njëjta, si në zgjedhjet e viteve të kaluara.

Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale i vitit 2008 nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në intervistë për Ekonomia Online, tha se mënyra e plotësimit të fletëvotimit për zgjedhjen e kryetarit të një komune mbetet e pandryshuar dhe po ashtu edhe për asamblistë të kuvendeve komunale.

“Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore, ashtu siç ka ndodhur me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, prandaj disa çështje që janë të përcaktuara në këtë ligj, mbesin të njëjta, si në zgjedhjet e kaluara. Por, ka edhe çështje që kanë qenë të rregulluara vetëm me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe që do të vlejnë edhe për Zgjedhjet Lokale”, tha Elezi.

Ai shpjegoi se si zgjidhet kryetari i një komune dhe si duhet të plotësohet fletëvotimi nga ana e votuesve.

“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili kryetar i komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Në fletëvotim, votuesi duhet të votojë vetëm njërin nga kandidatët për kryetar të komunës. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50 për qind, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet rundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, tha Elezi.

Sipas tij, e pandryshuar ka mbetur edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për kuvendet komunale, ku votuesi do të ketë të drejtë të votojë vetëm për një subjekt politik si dhe të përzgjedh një kandidat për asamblist nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik.

“Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votuesi voton vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, vota për subjektin e politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë apo bartësin e listës të atij subjekti politik”, tha për EO, Elezi.

KATEGORITË

  • Botë (1 076)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 906)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com