Prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se në komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar dy persona, të dyshuar për veprën penale ‘marrja apo dhënia e ryshfetit’.
Dënimi për këtë vepër penale është nga 1 deri në 5 vjet.
Pula po ashtu bëri të ditur se edhe një rast është duke u trajtuar po në Fushë Kosovë, për fotografim të votës, ani pse sipas saj, një rasti i tillë nuk përbën vepër penale.
“Por nëse një votë fotografohet për qëllime të tjera, si shkëmbim të parave apo edhe kërcënim e kanosje, ai person ndalohet e po ashtu arrestohet”, u shpreh ajo.
