DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Shqipëri: BE përshëndet mbarëvajtjen, por thekson nevojën për reforma

14 Maj 2025
A A
Zgjedhjet e 11 majit: 54 kallëzime penale, 4 prej tyre shkojnë në SPAK
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, duke vlerësuar se procesi u menaxhua në mënyrë transparente, ndërsa dita e zgjedhjeve thuhet se ishte e qetë dhe mirë e organizuar.

Në një deklaratë të përbashkët të Përfaqësues së Lartë, njëherësh nënpresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe Komisionares për Zgjerim, Marta Kos, u falenderuan autoritetet kompetente për sigurimin e një procesi të rregullt në të gjithë vendin.

Në deklaratën të Kallas dhe Kos u tha se sipas vëzhguesve, zgjedhjet ishin përgjithësisht gjithëpërfshirëse, transparente dhe konkurruese, megjithëse u zhvilluan në një ambient të thellësisht të polarizuar politikisht.

Kallas dhe Kos shprehën shqetësim për përdorimin e burimeve administrative dhe ndikimit institucional nga shumica në pushtet, si dhe për raportimet e shumta për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë.

Po ashtu, u evidentuan problematika në fushën e pavarësisë së medias dhe mungesës së transparencës në financimin e fushatës elektorale.

“Ne do të ndjekim me vëmendje zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve,” thuhet në deklaratën e Kallas dhe Kos ku mes tjerash u bëhet thirrje të gjitha forcave politike të garantojnë funksionimin normal të institucioneve të vendit.

Të dielën, më 11 maj, rreth 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri dhe jashtë saj votuan për të zgjedhur 140 deputetë për një mandat katërvjeçar.

Për shkak të emigracionit të lartë, vendi me 2.8 milionë banorë ka një numër më të madh të votuesve të regjistruar.

Për herë të parë, rreth 191.000 shqiptarë të diasporës kishin mundësinë të votonin me postë.

Zgjedhjet i fitoi Partia Socialiste e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama që pritet t’i sigurojë mbi 80 deputetë. Partia e dyte u rëndit Partia Demokratike e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha që siguroi mbi 50 deputetë./rel

KATEGORITË

  • Botë (979)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 433)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (57)
  • Sport (119)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com