Një zjarr i madh ka kapluar një objekt në Fushë Kosovë.
Policia konfirmoi se nga informatat fillestare, s’ka persona të lënduar.
‘’Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që zjarrëfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes’’.

