Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite objektin e qendrës tregtare “Tregu i Gjelbër” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Ekonomia Online se zjarri është raportuar rreth orës 17:00.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore, të cilët po merren me rastin. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.