Analisti Jeton Zogjani, në DTV Media, foli rreth provokimit me tre gishta në Skenderaj gjatë fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.
“Ne ende i provokojmë, ende shkojmë dhe çojmë tre gishta në Drenicë. Vetëm 12.000 ushtarë kemi qenë në luftë. Ne jemi edhe frikacakë, sepse sa më herët që ta kuptojmë realitetin, aq më mirë. Nuk bën t’i mashtrojmë fëmijët duke u thënë: ‘Babë, ne jemi miliarderë’, sepse kur të bëhet 18 vjeç, ai do të thotë: ‘Babë, ku e kam Ferrarin?’ Duhet t’ua tregojmë të vërtetën fëmijëve, se kemi pasur vetëm 12.000 ushtarë, pa veteranë të rremë”, deklaroi Zogiani.
Ai shtoi se, si popull, vetëm tani kemi filluar t’i mbajmë shenjat e UÇK-së.
“Ne jemi këta, kemi veshur kulet dhe kemi ikur. Vetëm tani kemi filluar t’i mbajmë shenjat e UÇK-së. Na ka ardhur turp, pas lufte trimave të UÇK-së iu kemi thënë bala.”, deklaroi tutje Zogjani.