DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ZRRE i reagon Bajramit: Vetëm gjykatat mund të pezullojnë vendimet tona, jo qeveria

12 Maj 2025
A A
ZRRE i reagon Bajramit: Vetëm gjykatat mund të pezullojnë vendimet tona, jo qeveria
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar të hënën përmes një komunikate për media, duke sqaruar se vendimet për tarifat e energjisë elektrike janë kompetencë ekskluzive e këtij institucioni dhe nuk mund të anulohen apo shtyhen nga ndonjë institucion tjetër publik përveç gjykatave.

ZRrE thekson se “deklarimet se ‘vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës’ janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë në përputhje me kornizën ligjore që rregullon sektorin e energjisë.”

Sipas këtij institucioni, qeveria mund të ndërhyjë vetëm përmes subvencioneve direkte për konsumatorët, por nuk ka mandat për vendimmarrje rregullative në çështjet e tarifimit.

“Vendimet e ZRrE nuk mund të rishikohen apo kontestohen nga asnjë institucion publik, përveç shqyrtimit gjyqësor në gjykatën kompetente të Kosovës”, thuhet në njoftim, ku përmendet edhe Ligji për Konfliktet Administrative.

ZRrE gjithashtu ka komentuar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë për konsumatorët komercialë, duke sqaruar se ky është një obligim që rrjedh nga direktivat evropiane të inkorporuara në legjislacionin kosovar që prej vitit 2016.

Përfundimisht, ZRrE bën të ditur se do të mbikëqyrë me kujdes zbatimin e këtij procesi për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ligjore nga të gjitha palët e përfshira.

KATEGORITË

  • Botë (972)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 295)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (115)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com