DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ZRRE-ja ftoi mediat në takim, nuk lejoi xhirimin, shkaktoi pakënaqësi të gazetarëve

7 Prill 2025
A A
ZRRE: Vendimi për çmimin e rrymës merret më 11 prill
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi i mbajtur sot nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me përfaqësues të mediave, që kishte për qëllim diskutimin e procesit të përshtatjes së tarifave të energjisë elektrike, është përcjellë me pakënaqësi nga ana e gazetarëve, për shkak të mosrespektimit të kushteve të paralajmëruara paraprakisht nga vetë ZRRE-ja, raporton Ekonomia Online.

Gazetarët e konsideruan këtë si një mungesë transparence dhe devijim nga zotimet fillestare të ZRRE-së.

Sipas ftesës së ZRRE-së dërguar mediave, ishte paralajmëruar se xhirimi me kamerë do të lejohej në dhjetë minutat e para të takimit. Mirëpo, në momentin e zhvillimit të tij, një gjë e tillë nuk është lejuar, duke nxitur reagime dhe pakënaqësi nga gazetarët pjesëmarrës.

“Në fillim, dëshirojmë t’ju falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm lidhur me procesin e përshtatjes së rregullt tarifore. Vlerësojmë angazhimin dhe kontributin tuaj në këtë proces të rëndësishëm. Në vazhdim, ZRRE-ja shpreh gatishmërinë e saj për të zhvilluar një takim me mediat, me qëllim të diskutimit të çështjeve kryesore të këtij procesi dhe për të adresuar çështjet që janë me interes të përbashkët. Takimi do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe për të thelluar kuptimin mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

Për arsye të kufizimit të hapësirave, kërkohet që secili medium të dërgojë një përfaqësues për të marrë pjesë në takim.

Takimi do të mbahet me datë 07.04.2025 (e hëne), në orën 10:00, në zyrat e ZRRE-së, dhe inqizimi me kamerë do të lejohet vetëm në dhjetë minutshin e parë, pastaj do të vazhdohet me diskutimin e planifikuar. Gjatë diskutimit nuk lejohet inqizimi me zë apo kamerë”, thuhej në njoftimin e ZRRE-së./Ekonomia Online/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 500)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 038)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com