DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

ZRrE-ja mohon bllokimin e sistemit për pranimin e ankesave, palët do të marrin përgjigje

28 Mars 2025
A A
ZRrE-ja mohon bllokimin e sistemit për pranimin e ankesave,  palët do të marrin përgjigje
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë bllokim të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente, raporton Ekonomia Online.

Përmes një komunikate për media, ZRrE-ja ka bërë të ditur se kanë pranuar të gjitha komentet e qytetarëve sa i përket ankesave të tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ky institucion rregullues i energjisë ka premtuar se të gjitha komentet do të marrin përgjigje.

“Në lidhje me disa reagime nga qytetarët se kanë raportuar rreth vështirësive në lënien e komenteve dhe bllokime të sistemit të pranimit të komenteve gjatë periudhës së fundit, Zyra e Rregullatorit për Energji dëshiron të bëjë të ditur se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokimi të pranimit në e-mail adresën e dedikuar për komente. ZRRE-ja siguron qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje. Pas verifikimeve të kryera, rezulton se nuk ka pasur asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Ne sigurojmë që të gjithë qytetarët dhe palët tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësi të marrin përgjigje rreth tyre”.

Në fund, ZRRE-ja ka bërë të ditur se është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 402)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com