DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat

22 Maj 2026
A A
100 euro para zgjedhjeve, reagon me shqetësim Oda Ekonomike Amerikane: Fokusi të jetë te investimet që forcojnë sektorin privat
Share on Facebook

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori në prag të zgjedhjeve.

Ajo theksoi varësinë në rritje nga masat e njëhershme të mbështetjes financiare si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe presioneve të inflacionit.

Derisa mbështetja e kategorive të cenueshme dhe ruajtja e fuqisë blerëse të qytetarëve përbëjnë objektiva të rëndësishme, Oda Ekonomike Amerikane thotë se masat e përkohshme financiare ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër dhe nuk adresojnë faktorët e nevojshëm strukturorë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson fuqishëm se masat të cilat fokusohen kryesisht në stimulimin e konsumit afatshkurtër rrezikojnë të prodhojnë ndikim të kufizuar afatgjatë ekonomik, veçanërisht në një ekonomi si ajo e Kosovës, ku një pjesë e konsiderueshme e rritjes së konsumit përkthehet në rritje të importeve, e jo në shtim të prodhimit vendor dhe të investimeve. Masat e tilla po ashtu kufizojnë disponueshmërinë e fondeve publike për iniciativa dhe investime me ndikim më të madh ekonomik dhe me përfitime më të gjera e më afatgjata”.

Në vend të pagesave të përkohshme dhe të njëhershme, Oda tha se fokusi duhet të zhvendoset drejt investimeve në infrastrukturë dhe në politika që forcojnë ekosistemin e sektorit privat.
“Investimet strategjike në infrastrukturën e transportit dhe të energjisë, infrastrukturë digjitale, arsim dhe zhvillim të fuqisë punëtore krijojnë kushte që u mundësojnë bizneseve të zgjerojnë aktivitetet e tyre dhe të rrisin produktivitetin. Fuqizimi i sektorit privat ka ndikim më të gjerë dhe më të qëndrueshëm në shoqëri. Një sektor privat më konkurrues dhe në rritje gjeneron mundësi të reja punësimi, kontribuon në rritjen graduale të pagave dhe krijon stimuj për përmirësimin e kushteve të punës dhe investimin në zhvillimin profesional të punonjësve. Rritja ekonomike e nxitur nga investimet produktive ofron përfitime më të forta dhe më afatgjata sesa masat e përkohshme të konsumit”.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ritheksoi se prosperiteti i qëndrueshëm arrihet përmes politikave që forcojnë bazat ekonomike, përmirësojnë konkurrueshmërinë dhe krijojnë një mjedis ku bizneset mund të zhvillohen dhe qytetarët të përfitojnë nga punësimi i qëndrueshëm dhe standarde më të mira jetese.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 925)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com