DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

106 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt

2 Korrik 2026
A A
106 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe 74 motoçikleta të konfiskuara në rajonin e Ferizajt
Share on Facebook

Policia Rajonale e Ferizajt tha se gjatë muajit të kaluar intensifikoi kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, policia tha se janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ: “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

Llojet e kundërvajtjeve:

– Drejtimi i motoçikletës pa patentë shoferi – 52 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim – 46 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa helmetë mbrojtëse – 3 gjoba

– Të tjera masa – 5 gjoba

– Motoçikleta të konfiskuara – 74

Në fund, policia pati një apel për qytetarët.

“Ngasja e papërshtatshme e motoçikletave dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën e drejtuesit dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë, përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës dhe gjithmonë vendosni helmetën mbrojtëse. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën”.

Policia njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com