DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat

15 Shtator 2026
A A
16 shtatori në Prishtinë, Britania e Madhe u bën thirrje shtetasve të saj të shmangin turmat
Share on Facebook

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj për tubime të mundshme që mund të mbahen në Prishtinë dhe qendra të tjera urbane të Kosovës gjatë kësaj jave.

Në këshillën zyrtare për udhëtim në Kosovë, e cila është përditësuar më 11.09.2026 dhe është ende aktuale më 15.09.2026, autoritetet britanike thonë se tubimet mund të shkaktojnë pengesa në trafik dhe transportin publik.

Sipas njoftimit, tubime të mëdha priten, ndër të tjera, më 12 dhe 16.09.2026.

“Gjatë javës së ardhshme, përfshirë datat 12 dhe 16 shtator, do të ketë tubime të mëdha në Prishtinë dhe në qendra të tjera urbane. Kjo mund të shkaktojë pengesa, përfshirë ndërprerje në trafik dhe në transportin publik. Informohuni rregullisht për zhvillimet lokale, planifikoni më shumë kohë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha apo demonstratave”- thuhet në këshillën e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Njoftimi është publikuar në rubrikën “Warnings and insurance” të këshillës për udhëtim në Kosovë.

Edhe shteti i Francës u ka bërë thirrje shtetasve të saj që ndodhen në Kosovë që të jenë vigjilentë më 16.09.2026, meqenëse po atë ditë do të shpallet aktgjykimi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se për këtë ditë janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Tubime – Thirrje për vigjilencë. Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, janë planifikuar tubime të mëdha politike në të gjitha qytetet e Kosovës. Shtetasit francezë këshillohen të qëndrojnë larg këtyre tubimeve. Ata duhet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme brenda qyteteve dhe në gjithë vendin deri në fund të ditës”- shkruan në njoftimin e Ministrisë për Punë të Jashtme të Europë të Francës.

Një ditë më parë, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet nëpër disa vende në Kosovë, ku siç kanë theksuar janë paralajmëruar demonstrata të mëdha, më 16.09.2026, në ditën kur pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Hagës për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën, më 16 shtator, në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës. Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik” – theksohet në një njoftim të ambasadës.

Më tej, ambasada ka shtuar se këshillohet që të kufizohen lëvizjet në zonën përreth vendbanimeve dhe të shmangen udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave, “nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura.”

Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t’i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik.

“Ambasada e SHBA-së do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore sipas nevojës”- thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, Policia e Kosovës përmes një komunikate reagoi ndaj disa publikimeve nëpër portale të caktuara – ndonëse nuk i specifikoi me emra – të cilat kanë pretenduar për një plan policor për 16.09.2026.

“Policia, në funksion të informimit të saktë dhe parandalimit të ndonjë keqinformimi të mundshëm të opinionit, përmes shkrimeve të cilat po qarkullojnë në disa portale të ndryshme ku shkruhet se kinse, Kosova ‘blindohet’ në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin, sqaron se: me qëllim të njoftimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës por edhe me gjërë, ju bëjmë me dije se planifikimi dhe ndërmarrja e masave të sigurisë në raste kur pritet të ketë zhvillime, aktivitete, apo pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, hartimi i planeve policore janë pjesë e procedurave të rregullta policore.” – thuhet në komunikatë.

Polica ka shpjeguar se në raste të tilla, sikurse edhe në rastin e marshit solidarizues paqësor të datës 12 shtator 2026, dhe në tubime apo aktivitete të ndryshme, masat i planifikon në funksion të menaxhimit të sigurt të tubimeve, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, qarkullimit të trafikut rrugor si dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktiviteteve.

Aktgjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16.09.2026.

Aktakuza aktuale ndaj Thaçit dhe të tjerëve është dorëzuar më 27.02.2023.Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, duke arrestuar dhe ndaluar persona civilë në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara prokurori Jack Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.Sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë dhe kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.Këto vrasje theksohet se janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Prokurorisë ato janë kryer në: Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleҫkë, Kukës dhe Rahovec.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale njoftoi për një aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.Për aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.Sipas aktakuzës Thaçi, si dhe Hajredin Kuçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu akuzohen për ndikim në dëshmitarë.Smakaj dhe Fazliu më 10.02.2026 janë liruar me kusht.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 063)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (424)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com