DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen

11 Shtator 2026
A A
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Share on Facebook

Një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare është arrestuar nga policia në Bad Säckingen, Gjermani, në lidhje me një rast sulmi dhe grabitjeje

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 5 shtator 2026, rreth orës 01:00, në Rudolf-Eberle-Platz, ku një 20-vjeçar dyshohet se është sulmuar dhe plagosur nga të paktën tre persona.

Sipas të dhënave fillestare të policisë, gjatë incidentit 20-vjeçarit i është marrë edhe telefoni celular.

Pas kontrolleve të kryera në zonën përreth, policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka shtetësi gjermane dhe kosovare.

Hetimet për rastin po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve Penale në Waldshut-Tiengen, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar personat e tjerë të dyshuar.

Policia u ka bërë thirrje edhe dëshmitarëve të mundshëm që të paraqiten. Në veçanti, banorët e zonës janë ftuar të kontrollojnë kamerat private të sigurisë për pamje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com