Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2,229 gjoba trafiku në të gjithë vendin.
Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 71 aksidente trafiku. Prej tyre, 45 kanë qenë me dëme materiale, ndërsa 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.
Raporti po ashtu bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 12 persona. Sipas Policisë, të gjithë të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

