DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

27 nga 44 delegatë të Prishtinës nënshkruajnë kundër Lumir Abdixhikut

8 Korrik 2026
A A
Abdixhiku porosi nga Vitia: Fryma e bashkimit po rritet çdo ditë
Share on Facebook

Lidhja Demokratike e Kosovës po përballet me një nga krizat më të rënda të brendshme që nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Presioni mbi kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku, ka kaluar në hapa konkretë statutorë. Sipas informacioneve të siguruara nga burime të Insajderit brenda partisë, nisma e brendshme për ta çuar kryetarin para votëbesimit tashmë ka siguruar të paktën një të tretën e nënshkrimeve të nevojshme në nivel vendi (së paku 119 nga 355 delegatë gjithsej).

Goditja e fundit dhe më e fuqishme ndaj lidershipit vjen nga kryeqyteti.

Nga gjithsej 44 delegatë që Prishtina ka në Kuvendin Përgjithshëm të LDK-së, siç ka mësuar Insajderi 27 prej tyre kanë nënshkruar kërkesën për thirrjen e Kuvendit ku do të kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i Abdixhikut.

Për ta kuptuar peshën e kësaj lëvizjeje në Prishtinë, delegatët e kryeqytetit ndahen sipas degëve si më poshtë: Dega 1: 9 delegatë, Dega 2: 9 delegatë, Dega 3: 9 delegatë, Dega 4: 12 delegatë, Dega 5: 5 delegatë.

Me 27 nënshkrime të siguruara vetëm nga Prishtina, është e qartë se pakënaqësia ka prekur bazën kryesore të partisë.

Si u ndanë dy grupet: Kush e do dhe kush po e kundërshton Abdixhikun?

Brenda LDK-së tashmë janë vijëzuar qartë dy kampe të cilat kanë përplasje direkte mbi rrugëtimin e mëtutjeshëm të partisë dhe përgjegjësinë për rezultatin zgjedhor.

Ky grup argumenton se rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare është përgjegjësi direkte e lidershipit qendror.

Sipas tyre, barra e dështimit nuk mund t’u lihet degëve lokale dhe partia rrezikon margjinalizimin total politik nëse nuk ndryshon urgjentisht kryesia. Z

ërat kryesorë dhe degët më të fuqishme që kanë dalë hapur duke kërkuar dorëheqjen e tij udhëhiqen nga figura me peshë të madhe elektoriale. Dega në Pejë, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxhiri, ka kërkuar me shumicë votash reflektim politik dhe dorëheqje të udhëheqjes.

 

Ndërkaq, Dega në Lipjan në krye me Imri Ahmetin ka kërkuar drejtpërdrejt dorëheqjen e Abdixhikut, me arsyetimin se dështimi në nivel nacional nuk mund t’u faturohet strukturave lokale.

Këtyre thirrjeve për ndryshim lidershipi iu bashkua edhe Dega e Dytë në Prishtinë, e udhëhequr nga Florian Dushi, duke paralajmëruar rrezikun e izolimit të mëtejshëm të LDK-së.

Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku dhe rrethi i tij i ngushtë po e cilësojnë këtë lëvizje si një sulm të koordinuar që vjen nga jashtë interesave të brendshme të LDK-së.

Qendra e pranon se rezultati në komuna kyçe si Peja dhe Lipjani nuk ishte i kënaqshëm, por ka një kundërakuzë të fortë për krerët e këtyre degëve. Sipas Abdixhikut, brenda këtyre strukturave ka pasur një sabotim të prophetshem dhe të qëllimshëm gjatë fushatës zgjedhore nga vetë krerët lokalë.

Lidershipi aktual pretendon se ky presion nuk buron nga ndonjë shqetësim i sinqertë partiak, por është një projekt që nuk është i LDK-së, duke aluduar hapur në një orkestrim nga rivalët politikë për ta destabilizuar partinë nga brenda.

Çka ndodh tash?

Sipas Statutit të LDK-së (Neni 27), mbledhja e nënshkrimeve të 1/3 së delegatëve e obligon Kuvendin të mblidhet brenda 60 ditësh.

Këto nënshkrime shërbejnë si bazë statutare për ta obliguar thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm dhe për të ngritur formalisht çështjen e votëbesimit.

Beteja finale do të zhvillohet në Kuvend, i cili numëron 355 delegatë (354 nga degët + kryetari me automatizëm).

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 448)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com