DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau vëllanë në Klinë

23 Mars 2026
A A
Rasti tragjik në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti i Dukagjinit vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj Jetmir Jusufit, i cili dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij, Faruk Jusufin më 21 mars në Bokshiq të Klinës.

Kështu ka mësuar gazetarja Qëndresa Tërshani, e cila dhe ka siguruar dokumentin e gjykatës për masën e paraburgimit.

Lidhur me rastin, dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.

Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, thuhet në konfirmim.

Më pas, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në Bokshiq të Klinës, duke bërë të dutyr se i dyshuari ndaluar për 48 orë.

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 665)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 018)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (401)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com