Kanë dalë detajet e plotë nga procesi i votimit në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku u vendos fati i lidershipit të partisë.
Në procesin e votëbesimit morën pjesë gjithsej 322 delegatë me të drejtë vote.
Rezultati përfundimtar i numërimit: 170 vota KUNDËR shkarkimit (në mbështetje të Abdixhikut) dhe 152 vota PRO shkarkimit
Me një diferencë prej vetëm 18 votash, nisma e opozitës së brendshme për largimin e tij dështoi, duke bërë që Lumir Abdixhiku të rikonfirmohet zyrtarisht në krye të LDK-së.
