Analisti politik Besnik Shabiu, në emisionin Forum në DTV Media, ka komentuar raportimet e mediave për një dorëheqje të mundshme të Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja brenda partisë.
Shabiu vlerësoi se këto raportime, nëse konfirmohen, nuk janë shenja të mira për partinë, pasi sipas tij, mund të paraqesin një formë të ikjes nga përgjegjësia.
Ai rikujtoi konferencat e Bedri Hamzës, në të cilat ai kishte folur për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia për qëndrimet dhe veprimet politike bie edhe mbi vetë Hamzën.
Sipas Shabiut, mundësia e tërheqjes nga përgjegjësia dërgon një sinjal se angazhimi politik në këtë proces nuk ka qenë mjaftueshëm serioz që nga fillimi.
