Rrëzohet një aeroplan i ushtrisë serbe, përfshihet nga flakët – vdes piloti

Facebook
WhatsApp

Një aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar këtë mëngjes në një fushë midis Nova dhe Stara Pazova, në Serbi.

Sipas informacioneve jozyrtare të cituara nga mediat serbe, bëhet fjalë për një aeroplan luftarak MiG-29.

Rrethanat në të cilat u rrëzua aeroplani nuk dihen ende.

Sipas informacioneve të fundit, piloti vdiq.

Pas rrëzimit të aeroplanit, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë ka konfirmuar se aeroplani u rrëzua këtë mëngjes rreth orës 08:45.

Gjithashtu u tha se piloti Goran Bulajić vdiq.

Sipas deklaratës, autoritetet e policisë ushtarake shkuan në vendngjarje dhe u informua prokurori kompetent.

Related Posts