Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për t’iu bashkuar listës së PDK-së.
Gruda tha se nuk qëndrojnë pretendimet se PDK po ia mbyll dyert Limajt, duke theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë iniciativë nga ana e tij.
Sipas Grudës, kjo çështje nuk është ende në rend dite për vendimmarrje brenda partisë, ndërsa ka shtuar se në ditët në vijim do të shihet disponimi i strukturave të PDK-së për zhvillimet e mëtejshme politike.
“Nuk mendoj që jemi duke ia mbyllur dyert, e vërteta është se nuk kemi asnjë kërkesë as nga zoti Limaj për tu bashkuar në listën e PDK-së. Edhe kjo nuk është një çështje për të cilën PDK duhet të vendosë ose deklarohet. Kemi edhe ditë përpara të shohim cili është disponimi i strukturave të partisë”, ka deklaruar ai.
