DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A do të ketë përsëri koalicion mes PDK-së dhe Listën për Familjen, deklarohet Eman Rrahmani

6 Maj 2026
A A
Rrahmani: Kosovës i duhet një kryeministër që bashkon, jo që përçan
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha për njoftimin e pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje, si dhe deklarimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

KQZ ka bërë të ditur se afati 7-ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara të njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve.

Sipas KQZ-së, këto obligime vlejnë për 53 partitë politike të regjistruara në vend.

Për informacione shtesë, zyra ka vënë në dispozicion edhe një numër kontakti, 038 200 81 010, i cili është i qasshëm nga ora 08:00 deri në 16:00.në 16:00.

Por a do të garoj sërish Lista për Familjen edhe në këto zgjedhje?

Në zgjedhjet 28 dhjetorit të vitit që shkoi, Partia Demokratike e Kosovës garoj së bashku në koalicion me Listën për Familjen.

E nga këto zgjedhje u arrit që Lista për Familjen ta ketë një deputet. Saktësisht në legjislaturën që e lamë pas të Kuvendit të Kosovës, në grupin parlamentar të PDK-së ishte edhe prijësi i Listës për Familjen, Eman Rrahmani.

Por, tani kur kanë mbetur edhe më pak se dy ditë deri në deklarimin e koalicioneve shtrohet pyetja se a do të kenë përsëri koalicion PDK dhe Lista për Familjen?

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me të parin e Listës, Eman Rrahmanin. Në përgjigjen e dhënë, Rrahmani tha se këto ditë do të vendoset.

“Jemi në diskutime dhe këto ditë do të vendosim. E rëndësishme është që kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyer në këtë legjislaturë”, u shpreh Rrahmani për lajmin.

Sipas tij, detajet përfundimtare të bashkëpunimit do të sqarohen pas arritjes së marrëveshjes, e cila pritet të përcaktojë edhe formatin e bashkëpunimit politik mes palëve.

Duhet përkujtuar se Rrahmani në legjislaturën e kaluar ishte shumë i zëshëm sa i përket çështjeve të familjes që prekin shoqërinë kosovare.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare që Lista Për Familjen do të marr pjesë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 240)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com