Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka reaguar pas dënimit të Hysri Selimit me gjashtë vjet burgim për spiunazh, duke e cilësuar vendimin e gjykatës si tepër të lehtë.
Në një intervistë Veseli u shpreh i zhgënjyer me masën e dënimit, duke theksuar se Selimi, sipas tij, ka vepruar në interes të një shteti armik.
“Dënim qesharak. Hysri Selimi ka punuar për shtetin armik. A e din gjyqtari çmimin e lirisë?”, deklaroi Veseli.
Ai tha se veprat që cenojnë sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit duhet të trajtohen me seriozitet maksimal, duke vlerësuar se dënimi i shqiptuar nuk pasqyron peshën e veprës për të cilën është shpallur fajtor Selimi.
