DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

4 Nëntor 2026
A A
Vrasja e Arlinda Zekajt – si i trajtoi Policia rastet e dhunës në familje të raportuara këto ditë?
Share on Facebook

Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për dyshimet se zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë mund të mos kenë vepruar siç duhej në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt para se ajo të vritej në Vitomiricë të Pejës.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, tha në një konferencë për media se dosja ishte pranuar rreth tri ditë më parë. Sipas tij, Specialja po shqyrton nëse ka pasur mosveprim ose neglizhencë nga zyrtarët dhe nëse kjo mund të ketë ndikuar në ngjarjen që pasoi.

Paca sqaroi se shqyrtimi nga Prokuroria Speciale kufizohet te përgjegjësia e mundshme e zyrtarëve. Pjesët e tjera të rastit po trajtohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Para vrasjes, Arlinda Zekaj kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet. Kunati i saj dyshohet për vrasjen.

Pas vrasjes, qytetarët protestuan në Prishtinë duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin. U suspenduan zyrtarë policorë dhe u ndërmorën masa ndaj kryeprokurores dhe një prokuroreje në Pejë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 184)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com